Lokale - eSIMy

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova do të vizitohet nga shtetet, për të cilët Serbia ka thënë se e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Shumë shpejt Kosovën do ta vizitojnë shefat e shteteve, për të cilët Serbia ka thënë se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës”.

Serbia vazhdimisht ka bërë presion me lajme për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosvës nga disa shtete – kryesisht të vogla.

Mbi 10 shtete është raportuar se e kanë tërhequr njohjen si: Madagaskari, Ishujt Solomone, Lesoto, Surinami, Grenada, Komoret, Burundi, Dominika, Sao Tome, Principe, Liberia, Guineja Bisao, Papua Guinea e Re.