Lokale - eSIMy

Të tronditur nga vrasja e trefishtë sot në Prishtinë, janë shprehur edhe Federata e Hendbollit të Kosovës.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar pas vrasjes tragjike në Prishtinë, viktimat e së cilës ishin familjarë të hendbollistit të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës Kreshnik Krasniqit.
Indeksonline përcjell ngushëllimin e FHK-së në tërësi:

I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë.

Sinqerisht,

Eugen Saraçini
President i FHK-së