Me rastin e 22 Prillit, ditës së Tokës, Alternativa konkludon gjendjen alarmante të mjedisit në Kosovë.
Si parti e cila njërën prej shtyllave e ka mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit, Alternativa mbështet kauzën globale të këtij viti që i kushtohet ditës së tokës, kauzë e cila është e fokusuar në këto objektiva:
1. Ruajtja e biodiversitetit – e llojeve të kafshëve dhe shpezëve që janë të rrezikuara
2. Ngritja e vetëdijesimit (përshpejtimit) të popullata me çdo kusht
3. Eliminimi i pesticideve dhe plehrave artificiale (ato ndotin tokën dhe lumenjët, e pastaj të njejtit ndotin popullatën)
4. Ndryshimet klimatike – ku hyn ngrohja globale si një çështje madhore,
pasi ajo shkaktohet kryesisht nga veprimtaria e njerëzve; temperatura
mesatare e sipërfaqes së tokës është rritur me 0.6 gradë Celsius në 100
vitet e fundit.
Duke u fokusuar në gjendjen e shtetit tonë, Alternativa konsideron që
gjendja e mjedisit në Kosovë është shumë serioze e cila në mënyrë të
përgjithshme është rezultat i shumë proceseve mjedisore të cilat
asnjëherë nuk janë trajtuar në mënyrë të mirëfilltë. Duke filluar nga
planifikim jo adekuat hapësinor, zhvillimi i pakontrolluar në sektorin
industrial, urban, teknologjisë joadekuate industriale, shfrytëzimit të
egër të resurseve natyrore, menaxhimit të dobët të deponive industriale
dhe atyre të amvisërisë, duke vazhduar me ndotjen e ajrit, mostrajtimin
e ujërave të zeza/sanitare, kontaminimin e vazhdueshëm që ju bëhet
tokave me pesticide, problemet me menaxhimin e mbeturinave, gjelbërimi i
pamjaftueshëm në qytete, zhurma, mungesa e vendeve për pushim dhe
rekreacion, janë indikatorë kryesorë që ndikojnë në mjedis dhe që
kërkojnë veprime urgjente për përmirsimin e gjendjes aktuale.
Gjendja mjedisore dhe faktorët që ndikojnë në të, në mënyrë direkte po
ndikojnë edhe në gjendjen shëndetësore të qytetarëve të Republikës së
Kosovës.
Këta faktorë janë:
– Termocentralet Kosova A dhe B
– Trafiku (transporti)
– Ngrohjet
– Ndotja nga deponitë ilegale dhe djegia e mbeturinave
– Shërbimet publike dhe bizneset e vogla (shkollat, shtëpitë e shëndetit, çerdhet e
fëmijëve, hotelieri dhe turizëm, shërbime të zanatit, tregëtia, shërbime tjera)
– Amvisëria
– Bujqësia
– Niveli i lartë i përqendrimit të emetimeve të PM 2.5 dhe PM 10
(particulate matters), SO2 (dioksidi sulfurit) dhe NOx (oksidet e
azotit) që ndikojnë drejtpërsëdrejti në hapësirën e shumicës së
territorit të Kosovës. Gjithashtu aktivitetet minerare dhe deponitë e
hirit dhe metaleve të rënda (Obiliq, Drenas dhe Mitrovicë).
Që nga viti 1999, e posaçërisht në dekadën e fundit, Kosova në
përgjithësi e rajoni i Prishtinës në veçanti, ballafaqohet me ndojten
enorme të mjedisit e posaçërisht të ajrit që po ndikon direkt në
shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
As kjo Qeveri sikur të tjerat para saj, asnjëherë nuk e morrën
seriozisht gjendjen e mjedisit në Kosovë. Shembull konkret është
injorimi total i rekomandimeve të Kuvendit të dala nga Seanca e
jashtëzakonshme me 1 Shkurt, 2018, kur ishte konstatuar gjendje e rëndë
e ajrit në Kosovë.
Qeveria Haradinaj, sipas rezolutës së Kuvendit do të ishte dashur të:
1. Rishikonte dhe plotësonte strategjinë mjedisore Brenda gjashtëmujorit të parë të
vitit 2018 – NUK ËSHTË BËRË ASNJË HAP
2. Të vendoste elektro – filtrate e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri
në fund të vitit kalendarik 2018 – NUK ËSHTË BËRË
3. Të bënte kontrollin më cilësor të karburanteve dhe cilësisë së tyre –
JO VETËM QË NUK ËSHTË BËRË, POR, në të kundërten në Kuvendin e Kosovës
është sjellë ligji i automjeteve i cili përkeqëson situatën me emitimin e
gazrave dhe materieve tjera helmuese
4. Të ndante buxhet shtesë për izolimin e ndërtesave publike – NUK ËSHTË BËRË
5. Të ndante mjete shtësë që t;ju bashkohej projekteve të MCC – NË TË
KUNDËRTEN Qeveria e Kosovës është duke ngecur me projekte me fondin aktual të MCC
REKOMANDIMET E ALTERNATIVËS:
Alternativa përmes kësaj konference për ditën e Tokës, ka dal me disa
rekomandime të cilat kërkon të merren me seriozitet në mënyrë që të
fillojmë përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë:
Rekomandimet e Alternativës janë:
• Fillimi i hartimit të një Strategjie për identifikimin e ndotësve në burim.
• Bashkëpunimi i autoriteteve publike në mes të atyre lokale dhe
qëndrore dhe koordinimi për zhvillimin dhe miratimin e masave,
standardeve, dhe/ose
aktiviteteve të lidhura me mbrojtjen e mjedisit, (sepse ende ka mungese
të koordinimit ndër institucional, në rend të parë i ministrive
relevante që ndërlidhen me fushat e caktuara mjedisore)
• Shfrytëzimi racional i te gjitha resurseve natyrore të Republikës së Kosovës
• Sigurimi i instrumenteve financiare dhe ekonomike, duke përfshirë edhe
krijimin e Eko-Fondit për mbrojtjen e mjedisit, (me vite të tëra
flitet për Eko Fondin, por për fat
• Zhvillimi i programeve dhe platformave arsimore, fushatave të
ndërgjegjësimit dhe mbështetja për projektet shkencore të fokusuara në
mjedis; (duhet të
zhvillohen programe të ndërgjegjësimit)
• Aplikimi i koncepteve të efiqiences të energjisë në të gjithë sektorët e përdoruesve të energjisë.
• Bashkëpunimi rajonal për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga
Direktivat e BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare, për ndotje
ndër-kufitare; (Kosova çalon në përmbushjen e obligimeve të veta ndaj
fqinjëve, me qëllim të mbrojtjes së
mjedisit)
• Pengimi i importit të produkteve të naftës me përmbajtje të lartë të sufurit;
• Parandalimi i degradimit të ekosistemeve të lumit nga nxjerrja e zhavorrit dhe të rërës; (plus ndërtimi i hidrocentraleve)
• Sigurimi i ujit nëpërmjet një strategjie të përshtatshme, duke
përfshirë sigurimin e digave dhe rrjeteve të furnizimit me ujë, në
mënyrë të tillë që aspekte të biodiversitetit janë të përfshira;
• Zbatimin e VSM dhe procedurave të VNM, me fokus në vendet ku janë
planifikuar aktivitete që duhen ndërmarrë në ligatinat dhe zonat e
mbrojtura ujore.
• Përgatitja e planeve hapësinore dhe planeve menaxhuese për zonat e mbrojtura, duke respektuar kushtet për mbrojtjen e natyrës.
• Rehabilitimi i sipërfaqeve të zonave të ndotura në hapësirat e KEK-ut.
• Përmirësimi i transportit publik dhe ndalimi i përdorimit të automjeteve të vjetruara të transportit publik.
• Si dhe është urgjente të fillohet me aplikimin e ndëshkimeve efektive
ndaj operatorëve ilegalë që shkaktojnë në forma të ndryshme degradim
mjedisor dheqë punojnë në brendi të zonave të mbrojtura, ku aktivitetet e
tilla janë rreptësisht të ndaluara.






