Serbia nuk do të vërë kurrfarë masash restriktive ndaj Rusisë përkundër presioneve që i ka, ka thënë ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.
“Miqësia e Serbisë dhe e Rusisë është tradicionale, tani marrëdhëniet tona janë në nivel strategjik. Për këtë arsye Serbia kurrë nuk ka vënë dhe kurrë nuk do të vërë sanksione ose masa të tjera restriktive ndaj Rusisë përkundër presioneve që po i bëhen Serbisë”, ka thënë Daçiqi në televizionin rus, përcjell b92.
Sipas tij, planet e Serbisë që të bëhet pjesë e Evropës nuk do ta pengojë zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Daçiq ka theksuar se Moska i ndihmon Beogradit në mbrojtjen e interesave kombëtare, përfshirë dhe Kosovën.
“Thënë më së buti, do të ishte jo korrekt të ndiqen vendet perëndimore për vënie të sanksioneve”, ka thënë në fund Daçiqi.





