Sot janë bërë 20 vjet nga masakra e fshatit Dyz të Podujevës, në të cilën u vranë 70 civilë shqiptarë, njofton Llapi.info
Në këtë përkujtim, zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë kanë bërë homazhe pranë varrezave të viktimave.
“Ata që s’guxojmë t’i harrojmë, komuna harron t’i kujtoj.
Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Besianë, në 20 vjetorin e vrasjes së 70 civilëve në fshatin Dyz të Besianës, bëri homazhe te varrezat e viktimave.
Masakra e Dyzit përveç që është e dhimshme për faktin e vrasjes së njerëzve të pafajshëm, është edhe e madhe për nga numri i viktimave.
Lavdi dëshmorëve dhe viktimave të luftës për liri”, thuhet në njoftimin e VV-së./Llapi.info









