Lokale - eSIMy

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se forcat serbe edhe pas dy dekadash nuk janë duke i pranuar përgjegjësitë për krimet e kryera gjatë luftës.

“Krimineli që vrau 31 civilë në Tërrnje të Therandës, përfshirë gra, pleq e fëmijë, dënohet me vetëm 15 vjet burgim në Serbi”.

“Kjo nuk është vetëm një padrejtësi e radhës, por edhe një ofendim dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës”, shkroi Hoxhaj në rrjetin social Facebook