Ish-shefi i shtabit të Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishi, i njohur gjatë luftës me emrin “Leka”, ka kujtuar 20-vjetorin e Betejës së Surdullit, një prej ngjarjeve të luftës ku edhe ai mbeti i plagosur, transmeton Llapi.info.
Në këtë betejë kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit, thyen dhe zbrapsën forcat ushtarake-policore serbe, duke mbrojtur mbi 50,000 refugjatë në luginën e Turuçicës.

“Në kêtë betejë u plagosa rëndë edhe unë si Shefi i Shtabit, bashkëlufëtari im Korabi dhe disa pjesetarë të UÇK-së. Ndërsa, forcat serbe pësuan humbje të mëdha me njerëz dhe teknikë ushtarake”, ka shkruar Ibishi.
Ai shprehet se kontributin e çmuar në këtë betejë e dhanë edhe personeli mjekësor në përbërje me doktorët Samiun dhe Meritën dhe të tjerë të cilët në vijën e parë të frontit ofruan ndihmën e parë për të plagosurit.
“Në spitalin ushtarak në Potok, sektori i sanitetit në krye me dr. Skender Muratin, dr. Riza Binishin dhe personelin mjekësor kryen operacionet e të lënduarve”, ka shkruar ai./Llapi.info








