Themeluesi i “WikiLeaks”-it, Julian Assange, është arrestuar të enjten nga ana e policia britanike, pasi janë ftuar të hyjnë në brendi të Ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ai kishte gjetur strehim qysh prej vitit 2012.
“Julian Assange (47) është arrestuar sot, e enjte 11 prill, nga pjesëtarët e shërbimit të Policisë Metropolitane (MPS) në brendi të Ambasadës së Ekuadorit”, ka njoftuar policia e Londrës, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Policia ka bërë të ditur se Assange është arrestuar pasi që shërbimi është “ftuar të hyjë në ambasadë nga ana e vetë Ambasadorit, pasi Qeveria në Ekuador ia tërhoqi azilin”.






