Shifrat e papunësisë në Kosovë janë alarmante.
Por në Ferizaj, në hall të madh janë bizneset, pasi drejtuesit e tyre po ankohen se nuk po gjejnë punëtorë, ani se u japin paga të kënaqshme, njofton Klan Kosova.
Kësisoj, për të tejkaluar këtë situatë, iu drejtuan për ndihmë edhe njeriut më të pushtetshëm në komunë.






