Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës prej një muaj paraburgim.
I dyshuari A.K, me 8 prill 2019, në banesën e tij në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje me gruan M.P, i ka shkaktuar lëndime trupore duke e goditur me grushte.
Lëndimet janë konstatuar edhe nga mjeku në raportin fillestar, njofton Gjykata Themelore e Gjakovës, përcjellë Klan Kosova.
Me këtë veprim dyshohet se A.K ka kryer veprimin “lëndim i lehtë trupor”, dhe janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit prej një muajsh.






