“Sllallomi” i Eden Hazardit nëpërmjet mbrojtjes kundërshtare para se të shënonte golin e parë për Chelsean në ndeshjen e së hënës mbrëma kundër West Hamit, nuk i la tifozët e West Hamit pa fjalë.
“Eden Hazard. Ai po shkon në Madrid”, këndonin ata në “Stamford Bridge”.
Tash për tash këmbët e Hazardit janë në Londër, te Chelsea. Por ndoshta jo edhe për shumë gjatë, duke marrë parasysh se edhe vetë trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka pranuar se ylli i madh i skuadrës mund të jetë afër largimit nga Anglia, shkruan ‘Koha Ditore’.
Ai aksion magjik në minutën e 24-t nuk ishte shkëlqimi i vetëm i Hazardit në ndeshjen kundër West Hamit. Belgu tregoi paraqitje të shkëlqyer individuale, ndërsa shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes në minutën e 90-të, duke ia siguruar Chelseat fitoren 2:0 dhe duke e ngritur skuadrën londineze në pozitën e tretë në Premier League.