Policia raporton se në Prishtinë më 8 prill një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga një djalë të cilin e ka njohur në rrjetin social Instagram.
“Viktima moshë e mitur femër K/Shqiptare, njofton se para disa ditëve përmes rrjetit social “Instagram”,është njoftuar me një person të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, me të cilin është takuar disa herë, me ç’rast në takimin e fundit i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale”.
“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Viktima është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti”, thotë Policia e Kosovë në raportin 24 orësh.






