Tre persona janë të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Gjakovës.
Këtë e tha për klankosova.tv Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Ai theksoi se në aksident janë të përfshira dy vetura – njëra është me targa të Shqipërisë.
“Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i taksisë ka humbur drejtimin dhe ka dalë në shirit të kundërt”.
“Pas kësaj, ai ka goditur një veturë me targa të Shqipërisë ku dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore”.
“Personi i tretë i lënduar është shoferi i taksisë, i cili është dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor”, tha Sahatçiu.






