Lokale - eSIMy

Xherdan Shaqiri në klubin e lojtarëve që “fluturojnë” në rrugët e Europës me Rolls Royce.

Ndoshta nuk është aq i rëndësishëm sa Pogba te Manchester United, Antoine Griezmann tek Atletico Madridi apo Cristiano Ronaldo tek Juventusi, por makina e tij e re, një “Rolls Royce” i zi modern, nuk ka asgjë më pak se makinat që kanë në pronësi “yjet” e sipërpërmendur.

Është “Rolls-Royce” më i fuqishëm i të gjitha kohërave,” – shkruan prodhuesi i makinave në fjalë, në faqen e vet të internetit. Xherdan Shaqiri ia ka bërë vetes një dhuratë të tillë, e cila, siç raporton “Blick”, përcjellë Klan Kosova, ka çmimin e 370 mijë frangave zvicerane (rreth 330 mijë euro).

Shaqiri është tani në një nivel me “yjet” e mëdhenj të futbollit botëror.