Lokale - eSIMy

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një konferencë për media sot ka folur për vizitën treditore që ka pasë javën e kaluar në kontinentin e Afrikës.

Pacolli ka thënë se ka takuar disa zyrtarë të disa shteteve afrikane nga të cilët ka marrë mbështetje, njofton Klan Kosova.

“Është koha që marrëdhëniet me vendet afrikane të marrin një kahje intensive. Të punojmë më tepër dhe të hapim perspektivë edhe më të favorshme për Kosovën. Kontinenti i Afrikës është një kontinent në ardhje, që po bëhet çdo ditë më i rëndësishëm se kurrë. Kosova duhet të intensifikojë bashkëpunimin e vet më shtete afrikane. Kemi një ambasadë në kontinentin e Afrikës. Jemi në proces të hapjes së dy ambasadave tjera nëse fondet na lejojnë. Me hapjen e këtyre dy ambasadave shpresojmë të jemi më afër partnerëve tanë”, ka thënë Pacolli.

“Afrika ka shuam vende. 54 shtete pjesëtare të organizatave të ndryshe botërore, nëse vjen në pyetje vota aty është ‘kopsht fertil’ . Besoj se këtë e kemi kuptuar. Do t’i intensifikojmë marrëdhëniet tona më këto shtete. Kam pasë shumë vizita që fare nuk i dini në vitin e kaluar. Sivjet kam pasur pesë vizita në Afrikë. 28 vende të këtij kontinenti e kanë njohur Kosovën”.

Kryediplomati ka thënë se Kosovës nuk i është tërhequr asnjë njohje.

“Kosova ka 166 njohje ndërkombëtare. 28 njohje i ka prej Afrikës. Guinesa Bisau nuk e ka tërhequr njohjen. Mali pritet ta njeh Kosovën. Sudan, një shtet kundërshtar, kam bërë një punë të mirë. Kemi arrit të stabilizojmë marrëdhniet dhe të krijojmë komunikim më ta. Njjohjet nuk janë magjike që shkon dhe i merr, por janë të komplikuara sepse nuk është vullnet i një personi por i institucioneve”.

“Do të ketë njohje të reja këtë vit”, ka shtuar ai.