Lokale - eSIMy

Një këmbësor është goditur sot në në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bardhosh.

Këmbësori u godit nga një kamionetë, e në vendin e ngjarjes kishin arritur menjëherë ekipet policore dhe ato mjekësore.

Sipas burimeve të Indeksonline personi i moshuar i cili u godit nga kamioneta tashmë ka ndërruar jetë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda të cilat mori nga goditja e kamionetës i moshuari nuk arriti të mbijetojë.

Duhet shtuar se janë të shumta rastet e aksidenteve tragjike përgjatë ditëve të fundit në gjithë vendin e padyshim se kjo gjë është mjaft shqetësuese.