Dy persona janë arrestuar më 1 prill nën dyshimin për tentimvrasje në fund të muajit mars në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, të arrestuarit dyshohen se më 26 mars kishin kryer veprën “vrasje në tentativë”.
Në raportin 24-orësh të policisë, më datë 28 mars, bëhet e ditur se më 26 mars në orën 23:43 në Prishtinë ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe se në vendin e ngjarjes policia kishte hasur në të dyshuarin e lënduar që ishte dërguar në QKUK. Lidhur me rastin ishte arrestuar një person, ndërsa dy të tjerët ishin në arrati.
Njoftimi i policisë më 28 mars:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM&ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 26.03.2019-23:43. Raportohet se në lokacionin e përmendur ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të lënduar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i cili është konfiskuar një armë automatike AK-47. I lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, e si të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në arrati.
Njoftimi i policisë më 2 prill:
Shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë 26.03.2019 – 23:43. Pas një pune operative – hetimore të zhvilluar nga Policia, janë identifikuar dhe arrestuar me datën 01.04.2019, dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.






