Persona të panjohur kanë vjedhur pushkën e gjuetisë së bashku me lejen nga shtëpia e raportuesit të rastit nga komuna e Ferizajt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se nga persona të panjohur e të dyshuar, nga shtëpia e tij i është vjedhur pushka e gjuetisë së bashku me lejen. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.






