Pjetër Ndrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, ka rrëfyer për rastin e rëndë.
Ai ka hedhur dyshime lidhur me momentin kritik dhe ka thënë se nuk ka qenë njeriu i vetëm i pajisur me armë zjarri.
Ndrecaj thotë se edhe miqtë e tij kishin shtënë me armë zjarri, ndonëse në asnjë moment Gjykata nuk e ka konstatuar këtë. Ai shfaqi dyshime serioze nëse plumbat e tij e vranë vajzën nëntëvjeçare Klara, përderisa e pranon vrasjen e gruas Valbonës./Klan Kosova/






