Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se nuk pret që gjykatat kosovare që kanë marrë rastet e krimeve të luftës nga EULEX-i do të merren seriozisht me punën e tyre.
“Nuk pres asgjë të mirë nga ai vendim. Njerëzit që nuk lejojnë të drejtën themelore të njerëzimit, lirinë e mediave, nuk mund të pres që do të merren seriozisht me krimet e organizatës terroriste ushtarake të Kosovës ndaj jo vetëm serbëve por edhe shqiptarëve në Kosovë”, deklaroi Bërnabiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Ajo shtoi se liderët politik nga Prishtina parandalojnë të drejtat e njeriut për serbët në Kosovë.
Ajo po ashtu u ankua se serbëve në Kosovë u është kufizuar e drejta e mediave nga 21 nëntori i vitit të kaluar pas vendimit për taksë ndaj mallrave serbe.






