Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pas vendimit të tij për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë, ka pasur ndikim pozitiv në ekoniminë vendore.
Ai ka deklaruar se pas këtij vendimi, është rritur edhe numri i të punësuarve në masë të madhe, njofton Klan Kosova.
”Që pas vendimit të taksës, është rritur numri i të punësuarve në masë të madhe, në ekonominë vendore”.
Më tej Ramush Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet për qëndrimin e deputetëve gjermanë, ndaj idesë së korigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
”Nuk jam zëdhënës i tyre. Nga përspektiva ime, ideja e korrigjimit të kufirit ka qenë gjithnjë e vdekur”, është shprehur, ai






