
Portieri spanjoll David de Gea do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, në rast se Manchester Unitedi nuk ia përmbush kërkesat për rritje të pagës, raporton gazeta “The Sun” të dielën.
Në të vërtetë De Gea kërkon nga Unitedi që t’ia ofrojë pagën e njëjtë sa ka shprehur gatishmëri t’ia ofrojë Paris Saint-Germaini. Bisedimet për vazhdim të kontratës po vazhdojnë, transmeton Koha Ditore.
De Gea ka kontratë deri në fund të stinorit të ardhshëm. Paris Saint-Germaini mendon të bëjë ofertë 70 milionë euro, ndërsa portierit 28-vjeçar i ka premtuar pagë javore prej 400 mijë euro në javë, që do ta bënte portierin më të paguar në botë.





