Xhudistet e Kosovës vazhdojnë të “pushtojnë” botën.
Është xhudistja Loriana Kuka që i sjellë medaljen e artë vendit tonë.
Kuka ka triumfuar në Grand Prixin e mbajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ajo ka garuar në kategorinë -78 kilogramë.
Xhudistja jonë në duelin final “rrahu” kubanezen Kaliema Antomarchi, të cilën e mposhti, me IPPON, për të siguruar medaljen e artë në këtë turne.
Loriana rrugës për në finale mposhti xhudisten indiane, Rani Rani, holandezen Ilona Lucassen dhe francezen Posvite.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën në garat e Grand Prix Tbilisi, pasi edhe Nora Gjakova arriti të triumfonte në kategorinë e sajë.






