Lokale - eSIMy

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua mbrëmë në Beograd me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin diskutoi për integrimin evropian të Serbisë, situatën në rajon dhe siç raportohet “problemet në dialogun me Prishtinën”.

Komisioneri Evropian këmbënguli në përparimin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit për të mirën e shoqërisë dhe lëvizjen e Serbisë në rrugën e saj evropiane, transmeton Klan Kosova.