Zhvillime të reja kanë ndodhur në rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.
Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në raportimin para Komisionit Parlamentar, ka thënë se në këtë rast është i përfshirë edhe një zyrtar tjetër policor, raporton lajmi.net.
Qalaj ka thënë se për këtë rast janë duke u hetuar edhe zyrtarë policorë të tjerë që janë të dyshuar.
Ai po ashtu ka kërkuar nga Inspektorati Policor nëse mund të marrë masa për rikonstrukturimin e Policisë në Drenas.
“E them se më kanë thënë mos me prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici por ka hetim me të gjerë”, është shprehur Qalaj.
Qalaj në këtë raportim ka folur edhe për numrin e vrasjeve dhe aksidenteve në Kosovë.






