Policia e Mitrovicës ka arrestuar një person pasi të njëjtit i janë gjetur 12.71 gramë substanca narkotike të llojit marihuanë.
Sipas njoftimit, me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, ndërkaq dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.






