Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbylljen e kazinove pas dy vrasjeve që kanë ndodhur.
Për këtë deklaratë të Hotit ka reaguar kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, që tha se Hoti është duke e shfrytëzuar dy vrasjet që ndodhën në lokalet e lojërave të fatit, për përfitime personale.
“Është e turpshme Hoti që viktimat t’i përdorni si arsyetim për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për mbylljen e lojërave të fatit”.
“Sa për sqarim të opinionit, pothuajse që nga paslufta përveç këtyre dy rasteve, nuk ka pasur asnjë rast të krimeve në bizneset e lojërave të fatit”.
“Hoti ju me vetëdije duke e ditur ndjeshmërinë e këtij biznesi po e shfrytëzoni situatën politikisht dhe po mendoni se do të përfitoni në opinion”, ka shkruar Veliu në Facebook.







