Pas një sëmundje, sot ka ndërruar jetë nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha, Nurije Hoxha.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së nënës së heroit, Edmond Hoxha, njofton Llapi.info
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e lokes Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha”, ka thënë Veseli.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër (e premte) në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Junikut./Llapi.info






