Lokale - eSIMy

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar pas dëmit me burgim të përjetshëm të Radovan Karaxhiqit.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se dënimi i Karaxhiqit është “satisfaksion moral” për të gjithë viktimat e tij.

“tgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës që dënon me burg të përjetshëm Radovan Karaxhiqin për gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë është satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme”, ka shkruar Veseli.

Ai thotë se dënimi i Karaxhiqit është dëshmi që Serbia ka qrnë agresori në luftërat gjatë viteve të ’90-ta në Ballakn.

“Njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë. Por, ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra. Në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiqë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë”, ka shkruar kryeparlamentari.