Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që kishin tentuar të hyjnë me dhunë në objektin e QKUK-së. Gjatë tentimit për të hyrë brenda, ata kanë sulmuar punëtorin e sigurimit, njofton Policia, transmeton Llapi.info
Gjatë intervenimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Edhe dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor.
4 të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info






