Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Sipas Haradinajt, në takim është biseduar për angazhim në fuqizim të sundimit të ligjit.
“Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.






