Lokale - eSIMy

Në mesditën e djeshme, dy persona nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 25 mijë euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në ora 14:10  në Zonën Industriale në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku janë vjedhur 25 mijë euro.

Sipas njoftimit të Policisë, dy viktima punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25 mijë euro.

Siç bëhet e ditur, të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur.