Lokale - eSIMy

Muajve të fundit xhamitë në Kosovë kanë qenë cak i hajnave.

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një person i cili ka kryer një vjedhje në një xhami në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është identifikuar përmes kamerave se ka kryer vjedhje në xhaminë e fshatit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin ditorë.

Rasti është iniciuar për ‘vjedhje e rëndë’.