Lokale - eSIMy

Pas kthimit të Zinedine Zidanet në postin e trajnerit, skuadra e Real Madridit ka nisur menjëherë të mendojë për përforcimet, pasi ka kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit belg Eden Hazard, kanë njoftuar të martën mediumet spanjolle.

Hazard 28-vjeçar, pritet që të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për edicionin e ardhshëm, pasi belgu pëlqehet shumë nga drejtuesit madrilen.

Për transferimin e tij, Reali është i gatshëm të paguajë 130 milionë euro dëmshpërblim, shkruan Koha Ditore.

Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020 kurse këtë edicion ka regjistruar 38 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 16 gola dhe asistuar 11 herë.

Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2012 kur u transferua nga Lille.