Alina Politika është një prej 42 kadeteve të akademisë së marinës në Kaliningrad të Rusisë, por ajo e di se ka kap gjasa që të arrijë në kabinën e kapitenit të një luftanijeje.
Diploma dhe rangu ushtarak i Politikas nuk dallojnë nga ato të kadetëve mirëpo marina ruse nuk pranon gra si oficerë komandues – situatë të cilën ajo nuk do që të ndryshojë. Politika thotë se është e kënaqur me rolin e saj në breg – opsioni i vetëm që kanë gratë në marinën ruse. Ky është një qëndrim i njëjtë me gratë tjera kadete të kësaj akademie ushtarake, transmeton KTV.
Kaliningradi është shtëpia e flotës Baltike të Rusisë dhe rrethohet nga Polonia e Lituania, të dy vende anëtare të NATO-s që kanë ftohur marrëdhëniet me Rusinë shkaku i krizës në Ukrainë. Në vijë me studimet, Politka dhe oficeret e ardhshme përjetojnë krejt situatat e mundshme të një kadeti, prej stërvitjeve në arte marsiane e deri te praktika në aksionet improvizuese të një kapiteni.
“Shumë burra kanë menduar se nuk ka vend për gratë në ushtri, por përvoja jonë tregon se gratë nuk janë më keq se burrat. Shpesh jemi më të mira se ata sepse jemi më përgjegjëse, punojmë më shumë dhe bëjmë gjëra që ata nuk mund t’i bëjnë”, thotë Politika.
Akademia e marinës N.G. Kuznetsov hapi dyert për gratë në vitin 2008. Konkurrenca është e fortë për gratë e reja, por përkundër pak vendeve të lira ka fort interesim. Politika ka përmendur disiplinën, përgjegjësinë, kujdesin në detajet më të vogla si disa prej kualiteteve që kadetet i bën të barabarta me kadetët. Edhe pse po bëhen gati që të jenë kapitene e oficere të ardhshme luftarake, kadetet përballen me pengesa ligjore nëse kërkojnë të jenë barabarta me burrat.
“Deri tani nuk na është lejuar hipja në anije. Po bëjmë punë në breg dhe nëpër institucione shkencore të ushtrisë”, ka thënë Politika që është shprehur e bindur se në të ardhmen grave do t’u lejohet pjesëmarrja në luftanije.
“Në të ardhmen do të ndodhë. Nëse krahasojmë Rusinë me shtetet tjera, atje ka gra që shërbejnë në anije dhe e dimë se ka edhe kapitene. Por kjo nuk i duhet vendit tonë njëherë për njëherë”, thotë Politika.