Lokale - eSIMy

Rashica ka dhënë një mesazh motivus për shokët e skuadrës në “Instagram”, pas dy golave në fitoren 4-2 ndaj Schalkes.

Milot Rashica ka shkëlqyer me dy gola në fitoren 4-2 të Werder Bremen ndaj Schalkes, që erdhi pas tri barazimeve me radhë në Bundesliga.

Mbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, Rashica tha se është i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat për të në vitin 2019, i cili ka shënuar 5 gola në Bundesliga, aq sa Robert Lewandowski i Bayern Munich.

Kurse, gjatë ditës së sotme, i lumtur për golat dhe fitoren – Rashica ka kërkuar nga shokët e skuadrën që të vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe të luajnë si skuadër, për të arritur objektivin, që është pjesëmarrja në Europa League.

“Të bashkuar, jemi më të fortë, 3 pikë #letëvazhdojmë”, ka shkruar ai në Instagram.

Me fitoren e mbrëmshme, Werderi i është afruar në tri pikë zonës Europa League.