Lokale - eSIMy

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Siç njofton kumtesa për media, të dy bashkëbiseduesit kanë vë në pah bashkëpunimin ekzistues mes dy shteteve në asketin e sigurisë.

“Ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Sakar, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Republika e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket shkëmbimit të përvojave mes policive të dy vendeve. Në këtë takim me theks të veçantë u bisedua për shkëmbimin e informatave mes dy policive për luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj. Ndërsa ministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet tutje.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, thuhet tutje në kumtesë, vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ritheksoi se sikurse deri më tani, shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në avancimin e mekanizimeve të sigurisë.