Lokale - eSIMy

Ka më shumë se një javë që Vladimir Ivanoviq nuk është parë në vendin e tij të punës. Po kaq ditë ka edhe që është lajmëruar si i zhdukur

Rrugët e Mitrovicës i kishte ecur duke punuar si taksist.

Vetura që ai drejtonte u gjet nga Policia e Kosovës  diku në pjesën malore të Zveçanit.

Madje me të njëjtën veturë janë gjetur gjurmë të dyshimta.

45-vjeçari është edhe familjar i afërt me Oliver Ivanoviqin.

Nga partia që dikur drejtonte Oliver Ivanoviqi, kujtojnë se si u njoftuan me taksistin e zhdukur.

Liderja  e Iniciativës ‘SDP’ në veri, Ksenija Bozhoviq, gjithashtu për T7 ka treguar që asnjë informatë nuk kanë për zhdukjen e këtij njeri.

Madje ajo tha se besojnë në bashkëpunimin e Policisë së Kosovës për gjetjen e njeriut të tyre.

Ndërkohë, nga rajoni i policisë në Mitrovicën e veriut thonë se Ivanoviqi i zhdukur nuk ka të bëjë asgjë me Ivanonviqin e vrarë më me shumë se një vit.

E kolegët nga terreni i taksive shqiptare thonë se Vladimir Ivanoviq përshëndetej me ta, por që nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Vladimir Ivanoviq vazhdon të jetë ende i zhdukur dhe kërkimet për të janë duke vazhduar.