Diskutimi rreth tarifës 100% drejt produkteve serbe dhe boshnjake po vazhdon ende.
Kryeministri po këmbëngul në qëndrimin e saj edhe pse ndërkombëtarët nuk po e mbështesin.
Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Burim Ramadani, po qartësohet se askush nuk mbështet idetë territoriale.
Ky është statusi i plotë i Ramadanit në Facebook.
Po qartësohet se askush nuk mbështet idetë territoriale
Tepër me rëndësi që po qartësohet mirë dhe zëshëm nga partnerët ndërkombëtarë që idetë territoriale nuk kanë mbështetje.
Ishte një ide e keqe dhe që nuk sjellë qetësi, as zgjidhje, as përparim. Ishte një ide që u katapultua në formë jotransparente dhe nuk u shpjegua asnjëherë pse u rikthye kjo ide në tavolina jozyrtare.
Kemi humbur më shumë se një vit, që nga janari 2018, duke argumentuar se kjo ide shkakton jostabilitet, nuk është e drejtë, nuk është e mirë dhe e dëmton Kosovën.
Sigurisht se mosmbështetja e idesë territoriale është fitore për Kosovën, porse dëmi u shkaktua në dimensione të caktuara. Në vend që të gjithë në skenën politike e institucionale të fokusoheshim së bashku për konsolidimin e pozicionit të Kosovës, na është dashur dhe po na duhet edhe më tutje të argumentojmë pse idetë e këqija nuk mund të vendosen e zbatohen në Kosovë.
Në një temë ku pothuajse të gjithë ishim të bashkuar, sikurse ishte transformimi i FSK-së, sigurisht që arritëm sukses historik. Këtë do ta arrinim në secilën fushë.
Prandaj, na duhet unitet dhe t’ia mbajmë shpinën njëri-tjetrit.






