Kosova edhe këtë vit ka aplikuar për t’u bërë pjesë e familjes botërore të policisë, INTERPOL.
E aplikacioni i Kosovës është pranuar nga organet e kësaj organizate.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.
“Kërkesa e Kosovës për INTERPOL është pranuar, mirëpo që konfirmimi ende nuk është bërë” , ka thënë Mustafa për lajmi.net.
Kujtojmë se vitin e kaluar Kosova dështoi të bëhet pjesë e INTERPOL-it.
Qeveria e Kosovës ishte kritikuar për shpenzimin e parave për lobim për anëtarësim në këtë organizatë.
Kosova, aplikacionin për anëtarësim e dërgoi më 31 janar të këtij viti.






