Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se datat më të lavdishme të historisë së Kosovës, këtë vit manifestohen me krenarinë më të madhe.
“Ata që dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke, sot nderohen nga ushtria e vendit, Forca e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Lekaj.
“Përulem përjetësisht para sakrificës së familjes Jashari, emblemë e lirisë të cilën sot e jetojmë!, ka shkruar ai në Facebook.






