Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka ndarë në profilin e tij në Facebook rrëfimin për 5 marsin e vitit 1998. Atë ditë ndodhi sulmi i tretë në Prekaz, i cili vazhdoi deri më 7 mars, ku mori jetën e 55 njerëzve të këtij fshati, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit
Latifi ka përshkruar në detaje gjithë atë që ndodhi në Prekaz, duke theksuar se të shtënat e armëve që i dëgjoi mëngjesin e hershëm të 5 marsit, i kishte dëgjuar vetëm nëpër filma.
Ai shton se shkëmbimi i zjarrit nuk zgjati më tepër se gjysmë ore, ku më pas filloi granatimi masiv i shtëpive.
“Deri në mesditë, siç na tregoi një kushëri që i kishte numëruar, mbi shtëpitë e Adem Jasharit dhe shtëpitë tjera të Lagjes Jashari, ishin hedhur 125 predha artilerie. Gjithçka ishte përtej imagjinatës. Një ushtri me artileri të rëndë ishte hedhur në sulm kundër një familjeje të vetme”, thekson Latifi.
Lexoni të plotë rrëfimin e tij:






