Lokale - eSIMy

SHBA-ja ka ruajtur vendin e saj si vendi më i fuqishëm në botë edhe në vitin 2019 sipas një renditje vjetore të bërë nga US News dhe World Report.

Shtetet e Bashkuara ndiqen afër nga disa armiq dhe aleatë tradicionalë, njofton Klan Kosova.

Renditja u bë duke shikuar ndikimin politik dhe financiar të një vendi, aleancat ndërkombëtare që ka, forcën ushtarake dhe veprimet prej një lideri ndërkombëtar.

Us News dhe World Report në kuadër të “Vendet më të mira për 2019” bëri renditjen në bashkëpunim me Universitetin e Pensilvanisë, i cili anketoi më shumë se 20,000 njerëz në 80 vende të ndryshme.

Këto janë vendet më të fuqishme në botë për vitin 2019:

1. SHBA

2. Rusia

3. Kina

4. Gjermania

5. Mbretëria e Bashkuar

6. Franca

7. Japonia

8. Izrael

9. Arabia Saudite

10. Korea e Jugut

11. Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Kanada

13. Irani

14. Zvicra

15. Australia

16. Turqia

17. India

18. Italia

19. Iraku

20. Singapori

21. Suedia

22. Pakistan

23. Spanja

24. Katar

25. Belgjika