Pas lajmit se Serbia do të organizojë zgjedhje në të ashtuquajturën Federatë Serbe të Futbollit për Kosovë, ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës.
Sipas FFK-së, këto zgjedhje nuk sjellin e prodhojnë asnjë efekt juridik, veçse i dëmtojnë përpjekjet e FFK-së që po punon fort për integrimin e komunitetit serb.
“Ne kemi ndarë rrugët me Serbinë qysh në vitin 1991, ndërsa kjo ndarje është forcuar dhe vulosur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008”.
“FFK-ja tashmë është pjesë me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe është i vetmi organ që ka të drejtën e organizimit të futbollit në gjithë territorin e Kosovës”.
“Së këndejmi çdo tendencë për të themeluar një të ashtuquajtur Federatë serbe të futbollit për Kosovë për të organizuar gara në futboll, është e papranueshme dhe e konsiderojmë si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë e FFK-së”.
“Ndaj, FFK-ja nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që një organizatë e tillë ilegale të organizojë gara në territorin e vet”.






