Lokale - eSIMy

Më 27 shkurt në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë mbeti vdekur Abid Jashari, 34 vjeçar, nga i dyshuari Besnik Shkodrani.

Jashari, sipas policisë u qëllua deri sa ishte në lëvizje me veturën e tij. Ndërsa, personi që dyshohet se e vrau atë është djali i vllaut të gruas së të ndjerit.

Një konflikt mes tyre kishte nisur në vitin 2018, andaj edhe u bë shkaktar për vrasjen e Abid Jasharit të mërkurën në mesditë.

Babai i të dyshuarit për vrasjen e Abidit, Baki Shkodra, është deklaruar për media ku kishte thënë se, gjithçka kishte filluar kur motra e tij me familjen e saj, kishin shkuar të banonin në shtëpinë e të dyshuarit.

Me emocione të forta gruaja e Adib Jasharit i kundërpërgjigjet vëllait, djali i të cilit ja vrau burrin

Me emocione të forta gruaja e Abid Jasharit i kundërpërgjigjet vëllait, djali i të cilit ja vrau burrin

Publiée par lajmi.net sur Samedi 2 mars 2019

Mes tjerash ai kishte thënë se fëmijët e të ndjerit do t’i ketë përgjegjësi.

Mirëpo, pas kësaj deklarate kanë reaguar familjaret e viktimës.

Gruaja e tij, Selvie Shkodra Jashara, ka thënë për lajmi.net se deklarata e vëllut të saj janë krejtësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Ajo ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjes sesi ka ardhur deri te konflikti dhe vrasja e bashkëshortit.

Mirëpo, edhe vëllau i viktimës, Behar Jasharit ka thënë se është fatkeqësi kur dikush lëre qe nuk e pranon vrasjen që ka kryer, por edhe jep deklarata të pavërteta.

Mes tjerash Selvija thotë se raportet me familjarët e tjerë i ka shumë të mira, në përjashtim me Bakiun me të cilin kur ishte martuar nuk kishte folur 5 vjet deri në të pamen e babait të tre.