Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka informuar se dy kanë vdekur dy persona në rrethana të dyshimta gjatë ditës së djeshme. Njeri ka vdekur në Prishtinë e tjetri në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se, në rrugën “Bubulina”, viktima mashkull k-shqiptar është dërguar pa shenja jete në qendrën emergjente. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës IML për obduskion. Rasti është hapur nga policia për vdekje të dyshimtë.

Ndërsa, në rrugën “Avdyl Ramaj” në Prishtinë në shtëpinë e  tij është gjetur pa shenja jete një burrë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.