Deputeti Korab Sejdiu, ka publikuar përgjigjet dhënë atij nga Ministria e Financave dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me shpenzimet për shënimin e 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në ato email-a, të dërguara zyrtarisht si deputet i Kuvendit, Korab Sejdiu, ka marrë përgjigje qesharake.
Fillimisht, përgjigje i është kthyer nga ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili kërkon që për këto sqarime të drejtohet tek ministri i Kulturës, Kujtim Shala.
Me të drejtuar pyetjet tek ministria e Kulturës, deputetit Sejdiu, i kthehen me përgjigje, duke i thënë se ende nuk janë alokuar asnjë mjet lidhur me ceremonitë e festimit të 11 vjetorit të pavarësisë. Por, tashmë dihet se qeveria e vendit, ka ndarë hic më pak se 500 mijë euro për ato ceremoni.
E, këto përgjigje, fillimisht nga Ministria e Financave, e pastaj ajo e Kulturës, e kanë habitur deputetin Sejdiu.
Korab Sejdiu, teksa ia ka bashkangjitur përgjigjet nga këto dy ministri, ka ka ironizuar me fjalët: Me gjasë, festa paska qenë GRATIS”.
“Falimentim-Qeveria – Pjesa 2! Urime edhe një herë KOSOVË, 11 vjetori! Me gjasë, festa paska qenë GRATIS. Këtu keni përgjigjen e Ministrisë së Kulturës (dhe paraprakisht të Ministrisë së Financave) ndaj kërkesës sime lidhur me shpenzimet për përvjetorin e 11-të!”, ka shkruar Sejdiu.
Tutje, Sejdiu ka thënë se se kjo është papërgjegjësi totale.
“Papërgjegjësi totale. Falimentim Qeveria. Korrupsioni. BollMa. Të pangopur. Zgjedhjet janë zgjidhje. Banana Republic. Kjo qeveri ta lëshon mjekërr”, ka shkruar Sejdiu.






