Autoritetet e sigurisë në Suedi kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë spiun rus.
Raportohet se personi në fjalë ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale që nga viti 2017, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Rusi i arrestuar dyshohet se ishte rekrutuar nga një oficer rus i inteligjencës i cili ka qëndruar me mision diplomatik në Suedi”, ka thënë kreu i kundër-spiunazhit në Suedi, Daniel Stenling.
Ndërsa Shërbimi i Jashtëm i Rusisë nuk ka pranuar të komentojë lidhur me këtë ngjarje.






