Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i shumë Projektligjeve
Në rend të ditës ishte edhe Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/1999.
Ky Projektligj ka kaluar me 71 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca e Kuvendit e cila është duke u mbajtur ka në rend të ditës 47 pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme të cilat presin votimin e deputetëve.






