Një person është duke u intervistuar për vrasjen e djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
A.J u qëllua gjatë ditës së djeshme për vdekje në Prishtinë.
Menjëherë pas rastit Policia e Kosovës kishte filluar bastisjet për identifikimin e të dyshuarve.
Intervistimi i një personi në lidhje me vrasjen e djeshme është konfirmuar nga lajmi.net edhe nga Policia e Kosovës teksa këta të fundit kanë bërë të ditur se detajet do të publikohen më vonë.
Ndryshe, dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net gjatë ditës së djeshme se viktima kishte pasur probleme me familjarët e gruas së tij, mirëpo se një informacion i tillë mbetet i pakonfirmuar.






